Grushta në Shengjin mes dy vëllezërve nga Kosova e Lezha (EMRAT)
Policia raporton se sherri ka nisur për motive të dobëta. Të katër personat e lartpërmendur kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë dërguar për mjekim në spitalin Rajonal në Lezhë.
Njoftimi i plotë
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje ” ,kryer në bashkëpunim, shtetasit: Ç.Z.,23 vjeç, Q.Z., 21 vjeç (vëllezër ),banues në Kosovë, A.J., 24 vjeç dhe A.J., 24 vjeç ( vëllezër ), banues në Shengjin.
Këta shtetas, ditën e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta ,ku si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta të katërt dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



