E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grushta te Real Madrid, Tchouameni bën për spital Valverden
Lajme

Grushta te Real Madrid, Tchouameni bën për spital Valverden

Një situatë e pazakontë ka trazuar ambientin e Real Madrid, ku gjatë një seance stërvitore është raportuar për një konflikt të ashpër mes Federico Valverde dhe Aurélien Tchouaméni.

Sipas mediave spanjolle, gjithçka nisi nga një ndërhyrje e fortë në fushë, e cila ndezi tensionet mes dy mesfushorëve. Situata u përkeqësua një ditë më pas, duke kaluar nga debatet verbale në përplasje fizike. Tentativa e trajnerit Álvaro Arbeloa për të qetësuar gjakrat nuk rezultoi e suksesshme, ndërsa përplasjet vijuan edhe jashtë fushës së stërvitjes.

Sipas raportimit të RMC Sport, Valverde ka pësuar një çarje në kokë dhe për disa çaste ka humbur ndjenjat, duke u transportuar më pas në spital për ndihmë mjekësore. Pas incidentit, klubi madrilen ka reaguar zyrtarisht, duke njoftuar nisjen e procedurave disiplinore ndaj të dy lojtarëve.

Ngjarja vjen në një moment delikat për skuadrën, pak para përballjes së shumëpritur me Barcelonën në El Clásico, ku katalanasit mund të sigurojnë titullin edhe me një barazim.

Nga ana tjetër, vetë Valverde ka dalë me një reagim publik, duke tentuar të zbusë situatën. Mesfushori uruguaian mohoi përleshjen direkte me bashkëlojtarin, duke sqaruar se dëmtimi në kokë erdhi si pasojë e një goditjeje aksidentale në një tavolinë gjatë debatit, ndërsa e cilësoi gjithë episodin si të ekzagjeruar.

Ky episod reflekton klimën e tensionuar që po kalon skuadra madrilene në një sezon pa trofe, ku lodhja dhe presioni kanë sjellë përplasje të brendshme, përfshirë edhe situata të tjera të nxehta me emra si Kylian Mbappé.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.