E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bayern “mbretëron” në Paris, ngec Juventus në shtëpi
Lajme

Bayern “mbretëron” në Paris, ngec Juventus në shtëpi

Emocione dhe spektakël në Champions League

Mbrëmja e Champions League dhuroi emocione të forta dhe gola spektakolarë në të gjitha fushat e Europës. Në Francë, Bayern Munich arriti një fitore të rëndësishme 1-2 ndaj PSG-së, në një sfidë plot ritëm dhe tension.

Heroi i pjesës së parë ishte Luis Diaz, i cili shënoi dy gola për bavarezët, por më pas u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë skuadrën me dhjetë lojtarë. Në fraksionin e dytë, francezët ngushtuan rezultatin me golin e Neves, por nuk arritën të përmbysnin sfidën.

Në një tjetër duel të zjarrtë, Liverpool mundi Real Madridin me rezultatin minimal 1-0, falë golit të Mac Allister, duke marrë një hap të rëndësishëm drejt fazës tjetër.

Spektakël edhe në Madrid, ku Atletico triumfoi 3-1 ndaj Royale Union, ndërsa Tottenham shkatërroi Copenhagenin me rezultatin 4-0.

Në Itali, dueli mes Juventusit dhe Sportingut u mbyll në barazim 1-1, pas një loje të ekuilibruar deri në minutat e fundit.

Rezultatet e plota të mbrëmjes në Champions League:

  • Atletico Madrid – Royale Union 3–1

  • Bodo/Glimt – Monaco 0–1

  • Juventus – Sporting 1–1

  • Liverpool – Real Madrid 1–0

  • Olympiacos – PSV 1–1

  • PSG – Bayern Munich 1–2

  • Tottenham – Copenhagen 4–0

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.