“Grushti i dytë i rëndë ndaj Edi Ramës”
Ish- kryeministri Sali Berisha shkruan se Edi Rama ka marrë një tjetër goditje brenda pak ditëve.
Ai i referohet daljes së Ramës në emisionin “Opinion”, ku sipas tij audienca ka qenë e ulët për shkak të gënjeshtrave të kryeministrit.
Sipas Berishës populli po ia përplas pakënaqësinë në fytyrë Ramës çdo ditë e më shumë.
Reagimi i Berishës
Grusht i dyte i rende turinjve per Edvin Kristaq Ramen!
Flakje masive nga 70% e publikut ne Opinion!
Nga 45,4% qe ishte mesataria e ndjekjes se Opinionit per debatin midis perfaqesuesve te grupeve te ndryshme per Rrugen e Kombit diten e hene, kjo ndjekje ra ne
31,9% diten e enjte, ku ne Opinion ishte Edvin Neveria.

Pra nje renie katastrofale prej rreth 15% krahasuar me naten kur ai perfaqesohej ne Opinion nga bizdemeni( shenimi im) i tij siç e quajti veten Gjici, te cilin e lumturojne rojet me baulet plot me euro te bankes qe ruanin dhe qe per kete merite fiton 70% te tenderave te sigurimit te objekteve ne Shqiperi.
Ky eshte grushti i dyte turinjve qe Edvini merr per Rrugen e Kombit, por kesaj rradhe nga publiku shqiptar, i cili tregoi se ka neveri nga surrati i tij ne ekranin televiziv!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



