“Grushti s’të bën derman”, Rogerti vë “në shënjestër” Elton Tozajn
Finalisti i Big Brother VIP Albania del në mbrojtje të Françeska Muratit
Përplasja publike mes Françeska Muratit dhe gazetarit Elton Tozaj po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha, ndërsa në debat janë përfshirë edhe figura të tjera të njohura të ekranit.
Gjithçka nisi pas një deklarate të bërë nga Elton Tozaj gjatë emisionit “T7”, ku ai ngriti pretendime lidhur me rikthimin e Françeska Muratit nga Londra në Tiranë. Gazetari la të kuptohej se vendimi i saj nuk lidhej me arsye personale apo jetën në Shqipëri, por me një marrëdhënie sentimentale, duke hedhur akuza që shkaktuan reagime të menjëhershme.
Françeska Murati reagoi publikisht në rrjetet sociale, duke i cilësuar pretendimet e Tozajt si shpifje. Ajo i kërkoi gazetarit të paraqiste prova konkrete për deklaratat e bëra, duke kundërshtuar kategorikisht çdo insinuatë ndaj jetës së saj private.
Debati nuk mbeti vetëm mes tyre. Në mbështetje të Françeskës ka dalë edhe ish-finalisti i Big Brother VIP, Rogert Sterkaj, i cili publikoi një reagim të ashpër në profilin e tij në Instagram.
Në një fotografi të montuar ku shfaqeshin Françeska Murati dhe Elton Tozaj, Sterkaj shkroi një mesazh kritik ndaj gazetarit, duke theksuar se gazetaria duhet të mbështetet te faktet dhe jo te thashethemet.
Më pas, ai e shoqëroi postimin me një koment edhe më të fortë, ku deklaroi se do ta mbështeste Françeskën nëse ajo do të vendoste t’i drejtohej rrugës ligjore. Në të njëjtin reagim, Sterkaj përdori edhe shprehje provokuese ndaj Tozajt, duke përmendur burgjet e sigurisë së lartë në Shqipëri, deklaratë që ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.
Për momentin, Elton Tozaj nuk ka bërë një reagim të ri publik pas deklaratave të Rogert Sterkajt, ndërsa përplasja vijon të jetë një nga temat më tëdiskutuara në rrjet, duke gjeneruar komente dhe debate të shumta mes ndjekësve të personazheve të përfshirë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




