E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Guxo të shkosh në polici!”Burri rreh e torturon gruan 24 vjeçe
Lajme

“Guxo të shkosh në polici!”Burri rreh e torturon gruan 24 vjeçe

Pas vrasjes së Arieles një grua ka guxuar të çojë në polici bashkëshortin e saj që e kishte kërcënuar disa here me jete, madje me 8 janar 24 vjeçarja kishte pirë helm duke tentuar të vrasë veten.

Ngjarja ka ndodhur në Fier, dhe policia thotë se ka arrestuar 33 vjecarin Shkëlqim B. Në banesën e tij. “Gjatë ditës së djeshme më 23 janar, bashkëshortja K.B, 24 vjeçe, ka bërë kallëzim se bashkëshorti ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj, si edhe e ka kërcënuar për të mos e denoncuar në polici.

Si pasojë e dhunës së vazhdueshme nga bashkëshorti, K.B më 8 janar, ka tentuar të vetëvritet duke pirë lëndë kimike (pesticide bujqësore).

Policia thotë se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprat penale “Dhunë në familje”, “Kanosja për të moskallëzuar” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes” i mbetur në tentativë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.