E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gzetari pyet:Kush e pagoi karburantin e skafit të ambasadores Kim?
Publik News

Gzetari pyet:Kush e pagoi karburantin e skafit të ambasadores Kim?

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, vazhdon pushimet e saj në jug të Shqipërisë, ku nuk ka nguruar që të publikojë foto edhe nga profili i saj në rrjete sociale.

Por, përgjatë turit të saj disa ditor, ambasadorja ka eksploruar me skaf plazhin e Dhërmiut e shoqëruar nga disa persona.

Genc Sejko, i cili njihet si njeriu i memeve, ka publikuar këtë foto, ku mes personave që e shoqërojnë Kim, njëri prej tyre duket si Blendi Fevziu.

Ndërkaq kujtojmë se dje Kim dhe Fevziu kanë publikuar foto të shkrepura nga i njëjti vend, një tjetër provë që ka ngjallur dyshime dhe reagime në rrjet se Fevziu ka qenë një ndër personat që e ka udhëhequr ambasadoren në këtë guidë disa ditore.

Lidhur me këto foto që po qarkullojnë në rrjet, ka reaguar edhe gazetari Klodian Tomorri, i cili kujton se Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara ndalon çdo zyrtar apo punonjës të qeverise federale të pranojnë dhurata nga qeveritë e vendeve të tjera pa marrë më parë miratimin e Kongresit. Ndërkaq me ironi shkruan se kush do ta ketë paguar karburantin e udhëtimit me skaf.

“Leksione nga SHBA  Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara ndalon çdo zyrtar apo punonjës të qeverisë federale të pranojnë dhurata nga qeveritë e vendeve të tjera pa marrë më parë miratimin e Kongresit.

Kodi i Rregullores Federale (seksioni 5) detyron cdo punonjes te Departamentit te Shtetit, te refuzoje cdo dhurate me vlere mbi 20 dollare qe vjen nga rezidentet e huaj private.

Kodi Penal i Shteteve të Bashkuara, seksioni 201, sanksionon shprehimisht se kushdo që thyen rregullat e mesipërme mund të dënohet deri në 15 vjet heqje lirie dhe humb përfundimisht të drejtën të punojë në sektorin publik.

Lind pyetja, kush e pagoi karburantin? This is a miracle of freedom”, shkruan Tomorri.

 

00000000000.PNG

00088888.PNG

uuuuyyyyyyy.PNG

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.