E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Habit infermieri 78 vjeçar: Më ktheni në spital, dua të ndihmoj për CoronaVirusin
Publik News

Habit infermieri 78 vjeçar: Më ktheni në spital, dua të ndihmoj për CoronaVirusin

Gjithmonë e më shumë vijnë lajme pozitive solidariteti, nga ata që për vite me radhë kanë qenë në shërbim të pacientëve.

Gazetari shkodran Agron Isufi sjell rastin e infermierit të spitalit të Shkodrës “Jorgji Karamitri” që do të kthehet në mënyrë vullnetare pranë këtij spitali për të ndihmuar sadopak në këtë situatë emergjence, raporton newsbomb.al.

Infermieri 78 vjeçar ESAT MIRUKU ka dëshirë të ndihmojë, por nuk e ka lejuar kush se është në moshë dhe duhet të ruajë veten, sepse në këtë moshë e kap më shumë virusi, raporton gazetari.

Po kush është Esat Miruku?

E kanë quajtur në spital si pegajmeri i pacientëve, në kirurgji, me një karrierë 44 vjeçare që nga viti 1958 në shërbim të pacientëve dhe ka punuar me disa emra të tjerë të njohur të këtij spitali, Luci Ndoja dhe doktoret Selaudin Mborja, Ramiz Hafizi, Reshit Zusi etj. Në vitin 1966 e cojnë në Gruemirë dhe në vitin 67-73 në qendrën shëndetësore Berdicë, raporton newsbomb.al.

Deri në 79 e dërgojnë në punë në shtëpinë e fëmijëve me të meta mendore dhe më pas si infermier roje në urgjencën e poliklinikës e më vonë në qendrën sanitare Epidemologjike. Vitet e demokracisë e gjejnë në spitalin e qytetit si infermier roje.

“Vlen të theksohet se gjatë punës humane të bërë në spital e kudo, është quajtur pejgameri i spitalit” shkruan gazetari.

Infermieri 78 vjeçar Esat Miruku

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.