Haga vendos për ‘Detin’, Bashkimi Europian mirëpret marrëveshjen Shqipëri-Greqi
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama priti në një vizitë zyrtare ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias, ku u diskutua për çështjen e detit.
Në fund u vendos që kësaj çështje t’i japë zgjidhje Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, ndërsa për këtë ka reaguar edhe Zëdhënësja e KE Ana Pisonero.
Ajo shprehet se BE e mirëpret këtë vendim të dy qeverive, pasi çështjet e kufirit adresohen më së miri përmes dialogut.
“BE mirëpret njoftimin nga qeveritë e Shqipërisë dhe Greqisë se si të procedohet me mosmarrëveshjet e tyre detare. Çështjet në lidhje me shënimin e kufirit adresohen më së miri përmes dialogut, në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe në ndjekje të parimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”, shkruan Pistolero.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



