E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hahn pranon të gjitha zgjidhjet mes Kosovës e Serbisë
Bota

Hahn pranon të gjitha zgjidhjet mes Kosovës e Serbisë

Komisioneri i Zgjerimit në BE, Johanes Han nuk e përjashton asnjë ide për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, përfshirë edhe atë të shkëmbimit të territoreve mes saj dhe Serbisë.

Kjo çështje duhet të zgjidhet përfundimisht deri në fillim të verës së ardhshme.

‘Duhet të mendojmë edhe jashtë kutisë me një fjalë për perspektiva të reja’, është shprehur Johanes Han në një interviste për radion Europa e Lirë.

Ai ka folur për çështjen e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan RTS (TV publik serb).

Nëse e mbështeste shkëmbimin e territoreve mes dy vendeve të cilat kane synim për integrimin ne BE, Han u përgjigj se ‘është për zgjidhjen e çdo konflikti bilateral’, por sipas tij ‘çdo zgjidhje duhet të jetë e qëndrueshme dhe të prodhojë stabilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe kjo zgjidhje nuk duhet te krijojë dëme të tjera në rajon’.

I pyetur nëse i trembet efektit negativ që mund te krijohet nga kjo zgjidhje edhe për Bosnjen, apo Maqedoninë apo vendet partnere të lindjes, Han tha se ‘për këtë është herët të flitet’.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.