E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hajdutët shqiptarë bënë kërdinë me grabitje në vilat e Mykonos-it
Publik News

Hajdutët shqiptarë bënë kërdinë me grabitje në vilat e Mykonos-it

Policia ka përdorur kamera termike për të kapur pamjet kur hajdutët shqiptarë lëviznin në errësirë, porsi “fantazma”.

Pasi i kishin piketuar vilat ku do të kryenin grabitjet hajdutët ecnin shpejtë dhe me lëvizje mashtruese. Banda zgjidhte rrugicat e ngushta dhe të errëta, ndërsao do hynte në vila përmes dritareve të tualeteve.

Sipas policisë helene mes sendeve të grabitura ishin çanta, bizhu me vlerë të markave më të njohura si Prada, Chanel, Luis Vuitton dhe Rolex.

Sipas “bluve” grabitjet e tejkalojnë shumën e 320 mijë eurove. Bëhej fjalë për një rrjet të organizuar, që ishte në monitorimin e vazhdueshëm të Policisë së Mykonos-it.

Përgjimet e telefonatave bënë që hetimi të zgjerohej dhe shumë persona të binin në rrjetën e policisë. Kapoja i organizatës hiqej para fqinjëve si një familjar i mirë e i rregullt.

Sipas medias greke banda komunikonte përmes fjalëve të koduara, ku vjedhja ishte zëvendësuar me fjalët: “Le të shkojmë në punë”, do shkojmë për kafe?”, ndërsa marka Luis Vuitton ishte koduar me fjalën “kafe”.

Autorët kanë rrëmbyer para, sende me vlerë, orë dore, syze dielli, parfume, laptopë, pajisje elektronike, çanta, portofola dhe telefona celularë, sende që pas grabitjes i dërgonin në vendlindje.

fantzma 1fantazma 2

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.