Hakerat iranianë publikojnë të dhënat e kryeministrit Edi Rama
Hakerat iranianë që pak muaj më parë morën në duar të dhënat e të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, tani po i publikojnë falas ato.
Pothuajse çdo javë grupi i hakerave të “HomeLand Justice” publikojnë të dhënat e shtetasve shqiptarë dhe zyrtarëve në krye të institucioneve më të larta të vendit.
Para pak çastesh hakerat iranianë kanë publikuar në “Telegram” të dhënat e kryeministrit Edi Rama.

dhënat e publikuara për kryeministrin përfshijnë gjeneralitetet, numrat e telefonit, numrat e kartave e të pasaportave, familjen, makinat në pronësi dhe hyrjet e daljet nga Shqipëria.

Ndërkohë që vlen të thuhet se të dhënat e hyrje daljeve nga vendi janë nga 1 janari i vitit 2005 e deri më 11 maj 2022.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



