E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hakerat rrëzojnë edhe Kuvendin, ja mesazhi që i lenë Nikollës
Lajme

Hakerat rrëzojnë edhe Kuvendin, ja mesazhi që i lenë Nikollës

Pas kompanisë “One”, hakerat iranianë që njihen si “Homeland Justice” nuk kanë ndalur sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë.

Nga raportimet mësohet se preh e sulmit të tyre ka qenë edhe faqja e Kuvendit të Shqipërisë.

Hakerat njoftojnë se deputetët e korruptuar dhe uzurpuesit e karrigeve në Parlament do të paguajnë.

“Do të paguajnë edhe uzurpuesit e sediljeve të Kuvendit!

Deputetët tanë të korruptuar së shpejti do të shkatërrohen kur të kuptojnë se si demoni i tyre i brendshëm po i demonstrohet çdo kërkuesi të së vërtetës”, thuhet në mesazh.

Gjithashtu preh e sulmit të të njëjtit grupim hakerash është edhe kompania “Air Albania”.

Ende nuk dihet se çfarë të dhënash mund të jenë “rrëmbyer” nga “Homeland Justice”, por referuar rasteve të mëparshme, hakerat kanë publikuar jo vetëm të dhënat sensitive, por edhe komunikimet përmes e-mail të zyrtarëve të ndryshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.