E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hakerat sulmojnë  faqen  zyrtare të SHISH
Lajme

Hakerat sulmojnë faqen zyrtare të SHISH

Një sulm kibernetik ka përfshirë disa institucione në Shqipëri

Burime nga Ministria e Brendshme bëjnë të ditur se mes këtyre institucioneve është edhe faqja zyrtare e Shërbimit Informativ Shtetëror, e cila aktualisht është jashtë funksionit.

Mësohet se sulmet kibernetike në institucionet shtetërore janë prej 3-4 ditësh, por ministria e Brendshme thotë sistemet e brendshme të institucioneve janë funksionale.

Mësohet se faqja web e SHISH është sulmuar mëngjesin e sotëm nga një grup hackerash, por kemi të bëjmë thjesht me një sulm që nuk lejon mundësi aksesi në faqen zyrtare web. Konfirmohet se sulmi është vetëm në këtë faqe e cila nuk është e lidhur me serverat apo arkivën e SHISH.

Kujtojmë që edhe vitin e kaluar sistemet elektronike të shtetit shqiptar u goditën nga një sulm kibernetik nga grupi iranian i ashtuquajtur “Homeland Justice”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.