E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hakerimi i ONE, të dhënat e shqiptarëve dalin në shitje për 40 mijë euro
Lajme

Hakerimi i ONE, të dhënat e shqiptarëve dalin në shitje për 40 mijë euro

Hakerat e grupit iranianë “Homeland Justice” që pak javë më parë sulmuan kompaninë “ONE Albania”, tani kanë nxjerrë në shitje të dhënat e shqiptarëve.

Në një postim në profilin e tyre në Telegram, ata thonë se disponojnë 259 terabyte të dhëna të shqiptarëve të cilat i shesin për 1 Bitcoin ose 40 mijë euro.

“Homeland Justice” deklarojnë se drejtuesit e “One Albania” kanë bashkëpunuar duke paguar mediat në mënyrë që të fshehin dëmin kolosal që kanë shkaktuar hakerat duke cënuar privatësinë e abonentëve të kësaj kompanie telefonike.

Në mesazhin e tyre shkruhet:

“Ai që shtyp të varfrin për të shtuar pasurinë e tij dhe ai që u jep dhurata të pasurve, të dy vijnë në varfëri. Fjalët e urta 22:16 Drejtuesit e kompanisë “One” kanë bashkëpunaur ditë-natë me mediat për të fshehur dënim e sulmit kibernetik, por ata janë shumë kokëfortë për të ndihmuar shqiptarët. 259 TB të dhëna nga Albanian Mobile Communications (AMC) do të shiten për 1 BTC”.

Para 5 ditësh në një mesazh tjetër, hakerat treguan se kishin vjedhur edhe të dhënat e kompanisë celulare Eaglemobile.al, sot pjesë e One Albania. Kjo tregon se të dhënat e shqiptarëve janë në rrezik por deri më tani nga shteti nuk ka asnjë masë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.