Halla dhe partneri kryenin marrëdhënie në sy të fëmijëve të mitur
Arrstohen të dy nga policia
Një ngjarje e paprecedentë është zbuluar në Fier, falë emisionit investigativ piranjat, janë vënë në lëvizje organet ligjzbatuese.
Policia ka arrestuar dy shtetas, V. Y., 40 vjeç, dhe A. Gj., 40 vjeçe, të dy banues në fshatin Grecalli, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale në prani të fëmijëve të mitur.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi V. Y dhe shtetasja A. Gj., kanë kryer marrëdhënie seksuale në prezencë të tre fëmijëve të mitur të vëllait të shtetases A. Gj.”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Ngjarja ka ndodhur në banesën ku jetojnë bashkë disa anëtarë të familjes, në kushte të rënda ekonomike dhe sociale. Sipas informacioneve të publikuara në media, në momentin e aktit seksual në dhomë ndodheshin edhe fëmijët e mitur të vëllait të shtetases A. Gj., çka e bën rastin edhe më shqetësues.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për vijimin e hetimeve dhe ndjekjen penale të të dyshuarve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



