E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
HAP “DYERT” E REJA TË JETËS
Publik News

HAP “DYERT” E REJA TË JETËS

Psikologe klinike : Antonela Rama

Gjendesh në korridor të jetës. Prapa teje gjenden shumë dyer të mbyllura – punë të cilat më nuk i bën, nuk i flet, ose nuk i mendon, përvoja të cilat më nuk ekzistojnë. Para teje gjenden shumë dyer, e secila prej tyre ta mundëson hyrjen në një përvojë të re. Kështu dilet nga e kaluara. Kur ec përpara, vështroje veten si po hap dyer të ndryshme të përvojave të mrekullueshme, të cilat ke dëshirë t’i shijosh. Besoji udhëheqësit tënd të brendshëm, i cili të udhëheq dhe të orienton nëpër rrugët më të mira për ty dhe për zhvillimin e përparimin tënd shpirtëror.

Pavarësisht se cilat dyer mbyllen e cilat hapen, ti gjithnjë je e sigurt. Ti je e përjetshme. Përjetësisht do të udhëtosh nga përvoja në përvojë. Shihe veten duke i hapur dyert e gëzimit, të paqes, të shërimit e të dashurisë; dyert e mirëkuptimit, të mëshirës dhe të faljes; dyert e vetërespektit dhe të dashurisë ndaj vetes; dyert e lirisë.
Cilat dyer dëshiron t’i hapësh të parat?
Mbaje mend: ti je e sigurt, secili udhëtim është vetëm ndryshim.
Frika lind nga mungesa e besimit ndaj jetës.
Herën tjetër, kur të frikësohesh, thuaj:
“kam besim të plotë në jetën”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.