Hapen pikat kufitare me Greqinë
Duke filluar nga dita e sotme janë hapur pikat kufitare me Greqinë në Kapshticë dhe Kakavijë
Policia kufitare ka dalë me një njoftim ku jep informacione se çfarë duhet të kenë parasysh udhëtarët.
Në njoftim e Policisë Kufitare thuhet se do të lejohet hyrja për në Greqi, për shtetasit shqiptarë me pasaportë, ata me leje qëndrimi greke, shtetasit e tjerë europianë, të cilët duhet të jenë të pajisur me testin e COVID-19 dhe të kenë të plotësuar formularin e regjistrimit PLF në adresën ëëë.travel.gov.gr.
Njoftimi i Policisë Kufitare Kapshticë:
Autoritetet e Policisë Greke, kanë njoftuar palën shqiptare se do të lejohet hyrja për në Greqi, për shtetasit shqiptarë me pasaportë, shtetasit me leje qendrimi greke, shtetasit e tjerë europianë, të cilët duhet të jenë të pajisur me testin e COVID-19 dhe të kenë të plotësuar formularin e regjistrimit PLF në adresën ëëë.travel.gov.gr
Pasi të kenë marrë konfirmimin, do të lejohen për të hyrë në shtetin grek. Do të lejohen gjithashtu të hyjnë në Greqi, mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusa, drejtuesit e të cilëve duhet të bëjnë regjistrimin e formularit PLF dhe duhet t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19, pranë palës greke të kësaj pike kalimi.
Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, do të funksionojë 24 orë, pa orar të limituar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



