“Haradinaj i dërgoi Berishës 100 persona për t’i dalë në pritë Vuçiçit”/ Kreu i AAK reagon pas aludimeve të mediave serbe: Ja e vërteta
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmeve të mediave serbe se ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i ka kërkuar atij 100 njerëz për protestën e sotme në Tiranë duke i quajtur aludimet si “përralla”.
“Novosti” ka shkruar se ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha e ka kontaktuar personalisht ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj “për të siguruar praninë e së paku 100 personave nga Kosova në protestë”.
Por Haradinaj në një përgjigje për Gazetën Express ka mohuar këtë duke thënë se ato media po ja bëjnë fushatën Vuçiçit dhe i ka cilësuar si “përralla” raportimet. “Po ia bëjnë fushatën Vuçiçit, janë përralla”, ka thënë ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



