E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Haradinaj “nuk e han presionin”, i përgjigjet ambasadës amerikane
Bota

Haradinaj “nuk e han presionin”, i përgjigjet ambasadës amerikane

Pavarësisht presionit  nga amabsada SHBA në Kosovë, kryeministri Ramush Haradinaj shprehet se vendi i tij do të heqë taksën ndaj Serbisë vetëm kur të njohin pavarësinë e Kosovës. Këto komente Haradinaj i bëri pas vizitës në një kompani, teksa theksoi se këtë vit shumicën e kohës do ia kushtojnë ekonomisë.

“Jo jo nuk ka diçka të kësaj natyre. Ne kemi hyrë në disa dimensione të reja në politik,  në Kosovë do të thotë këtë vit, shumicën e kohës do ia kushtojmë ekonomisë. Marrëdhëniet ekonomike Kosovë-Serbi janë të rëndësishme, ndonjëherë kanë me u rregulluar, por duhet me iu pri edhe marrëdhëniet politike, pra pa një marrëveshje politike Kosovë-Serbi është zor me i mbajtur të rregulluara marrëdhëniet tjera. Ne jemi të hapur, pra jemi të interesuar për të pezulluar taksën nëse ka gatishmëri për t’u rregulluar marrëdhëniet Kosovë-Serbi politike, e që nënkupton edhe njohja e Kosovës pra”, ka shtuar ai.

Ambasada amerikane në Kosovë sot gjatë ditës përmes një komunikate për media kanë bërë përsëri thirrje Kosovës që taksa 100%të tërhiqet, pasi sipas tyre ky veprim është i kundërt me interesat e SHBA-ve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.