E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Harmonia e komunistëve
Publik News

Harmonia e komunistëve

Komunistët janë gjithmonë në harmoni me njëri-tjetrin. Kanë një bashkëveprim aq të përsosur, sa do ta kishte zili edhe një matematicien.

Bashkëveprojnë kudo. Bashkëveprojnë në jetë, në punë, në dashuri dhe madje edhe në martesë.

Gjithçka e llogarisin komunistët. Janë të përpiktë në çdo veprim.
Mbiemri i familjes luan një rol kyç tek komunistët. Sa më i lidhur të jetë ky mbiemër me të shkuarën e lavdishme të partisë, aq më të mëdha do të jenë privilegjet.

Partia nuk harron kurrë t’i shpërblejë bijtë e saj besnikë, madje edhe nipërit e bijve. Kurdo dhe kudo fjalëkalimi i vetëm, mbetet gjithmonë mbiemri i familjes.

Nëse do t’i qëmtosh me kujdes bisedat e komunistëve do të vesh re, që fjalia hyrëse në fjalinë e tyre është: Kemi të birin e filanit; është mbesa e filanit; etj. Nuk flitet për biografi profesionale, por për biografi familjare.

Pra, komunistët nuk heqin dorë nga biografitë. Duan gjithmonë të kenë një mbështetje kudo. Ndaj i sheh të shpërndarë si kërpudhat pas shiut në institucione të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Duhet t’i gjenden pranë njëri-tjetrit dhe ta mbrojnë njëri-tjetrin.

Organizata duhet të qëndrojë në këmbë. Vëllazëria nuk duhet të shuhet…

Post Scriptum- Komunistët bashkëtingëllojnë gjithmonë me njëri-tjetrin….
Elona Caslli

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.