Hedhja masive e gazit lotsjellës nga policia, e mitura dëmton sytë
Gjatë protestës së sotme kundër qeverisë, situata u përshkallëzua dhe policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e protestuesve.
Përveç gazit, forcat e rendit hodhën drejt protestuesve edhe spraj neutralizues dhe ujë me piper, çka shkaktoi lëndime të shumta midis tyre, përfshirë burra dhe gra. Fatkeqësisht, gazi lotsjellës nuk kurseu as fëmijët.
Një vajzë e mitur pësoi lëndime pasi ra në kontakt me gazin. Siç shihet në pamjet e filmuara nga ngjarja, vogëlushja, me sy të irrituar rëndë, po ndihmohej nga e ëma dhe disa njerëz të tjerë, të cilët po përpiqeshin ta qetësonin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



