Hekurudhat fantazmë, 300 mijë € rroga në muaj për trenat inekzistent
Teksa shumë vende të botës po investojnë në trena me shpejtësi të jashtëzakonshme dhe teknologji gjithnjë e më të avancuara, realiteti i transportit hekurudhor në Shqipëri mbetet krejt tjetër. Sistemi hekurudhor në vend vazhdon të përballet me probleme të shumta funksionimi, ndërkohë që kostot e mirëmbajtjes dhe të administrimit në letra mbeten të konsiderueshme.
Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, shpenzimet për Hekurudhën Shqiptare që drejtohet nga Ergys Verdho, vijojnë të rëndojnë buxhetin e shtetit. Vetëm për një periudhë të fundit janë raportuar rreth 31 milionë lekë të shpenzuara për paga dhe subvencione për punonjësit e këtij institucioni.
Aktualisht, struktura e Hekurudha Shqiptare numëron rreth 650 punonjës, të cilët janë të angazhuar në mirëmbajtjen e infrastrukturës hekurudhore dhe në funksione të tjera administrative. Megjithatë, për shkak të funksionimit inekziszentë të transportit hekurudhor në vend, shpeshherë ngrihen pikëpyetje mbi efikasitetin e kësaj strukture dhe mënyrën se si shpenzohen fondet publike.
Debati publik është përqendruar te fakti nëse ky sektor po menaxhohet në mënyrë efektive dhe nëse investimet po përkthehen në shërbime reale për qytetarët. Kritikat shpesh lidhen me mungesën e zhvillimit të rrjetit hekurudhor dhe me faktin se trenat në Shqipëri thuajse nuk funksionojnë fare ose aspak, krahasuar me standardet e vendeve të tjera europiane.
Në këtë kontekst, çështja e reformimit të sektorit hekurudhor dhe rritjes së transparencës në menaxhimin e fondeve publike mbetet një nga temat që vazhdon të diskutohet shpesh në opinionin publik dhe në debatet politike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



