E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Helmimi i nxënësve në Bulqizë/ Shtyhet sërish procesi mësimor
Lajme

Helmimi i nxënësve në Bulqizë/ Shtyhet sërish procesi mësimor

Mësimi në shkollën e mesme “Rifat Manjani” në Shupenzë të Bulqizës, do të vijojë të jetë i pezulluar.

Arsye për shtyrjen me 3 ditë të tjera të pezullimit të mësimit, mësohet të jetë bërë testimi që do u bëhet sërish kaldajave.

Kryebashkiaku i Bulqizës ka deklaruar për Balkanweb, se gjithçka iu kthye normalitetit, por për të evituar çdo lloj rreziku për nxënësit dhe mësuesit ISHP ka vendosur që të testojë sërish kaldajat dhe ta pezullojë mësimin. Tashmë dalja e oxhakut ka pësuar ndryshime pasi është nxjerrë në ana e pasme te shkollës sipas parametrave te duhur.

Kujtojmë se disa ditë më parë, si shkak i një problemi në sistemin e kaldajave, u asfiksuan nga tymi i kaldajave 60 nxënës dhe mësues.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.