Helmimi i punonjësve në një fasoneri, policia jap detajet
Disa punonjëse të një fasonerie në qytetin e Durrësit janë paraqitur sot në spitalin e Durrësit, duke shfaqur simptomat e helmimit.
Punonjëset janë të gjitha gra, punonjëse të një ndërmarrje fasone.
Fillimisht në spital janë paraqitur 10 punonjëse, ndërkohë që pas një ore janë paraqitur dy 3 punonjëse të tjera.
Mes punonjëseve të cilat kanë shfaqur shenjat e helmimit është dhe një grua shtatzëne. Dyshohet se shkak për këtë helmim masiv është bërë rrjedhja e gazit të kondicionerit të ndërmarrjes.
Pacientet kanë paraqitur simptoma, si gjendje të fikëti, këputje dhe të vjella. Sipas informacioneve mësohet se në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e rendit që po verifikojnë shkaqet e këtij helmimi të punonjëseve të fasonerisë.
Ndërsa policia pak orë pas ngjarjes në një njoftim për mediat ka bërë me dije se numri i të dëmtuarave ka shkaur në 16.
Ja njoftimi i policisë:
Sot kanë shkuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, 16 punëtore të një rrobaqepësie në afërsi të mbikalimit të Fllakës. 9 prej tyre dolën nga spitali pasi morën ndihmën e parë, ndërsa 7 shtetase ndodhen jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve. Paraprakisht dyshohet se shkak ishte rrjedhja e gazrave në tubin e aspirimit, që nxjerr jashtë gazrat e kaldajës së hekurosjes. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Po ashtu mesohete se nga ana Inspektoratit të Mjedisit është marrë masa pezullim për aktivitetin e firmës fason ku ishin të punësuara gratë që u helmuan sot.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


