“Hera e parë në historinë e pas viteve ‘90”, Ish-zëvendës presidenti i KiE: Përshëndes vendimin e Këshillit të Europës, thirrje edhe OSBE të…
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe ish-zv presidenti i KiE, Aleksandër Biberaj, ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Europës për të anulimin e misionit vëzhgues në Shqipëri.
Në një postim në facebook, Biberaj shkruan se një veprim i tillë është hera e parë që ndodh në historinë e pas viteve ’90, ndërsa shton se kjo gjë nuk ka ndodhur as ne kohen e konflikteve te armatosura Ukrahine-Rusi, Gjeorgji-Rusi, Armeni-Azerbajxhan etj..

Më tej, Biberaj i ka bërë thirrje edhe misionit të OSBE dhe ODIHR-it, që të tërheqin monitoruesit e tyre nga ajo që e konsideron “farsa e 30 qershorit”.
Postimi i plotë:
PERSHENDES VENDIMIN E KESHILLIT TE EUROPES PER TERHEQJEN E MONITURUESVE NGA FARSA E 30 QERSHORIT!
Te dashur miq,
Sic eshte bere e ditur tashme, Keshilli i Europes, organizata me e madhe politike ne Europe, me rreth 650 deputete nga 47 vende anetare dhe nje popullsi rreth 820 milion banore, vendosi sot te terhiqte monitoruesut e vet nga farsa e 30 Qershorit. Keshiili i Europes ka nje histori dhe tradite 70-vjecare ne mbrojtje te demokracise, shtetit te se drejtes, dhe te drejtave te njeriut, parime dhe vlerat baze keto te Europes. Ne KE bejne pjese edhe institucionet e Asamblese Parlamentare, Komitetetit te Ministrave, Kongresit te Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, Gjykates se te Drejtave te Njeriut si dhe Komisionerit per te Drejtate e Njeriut. Eshte hera e pare ne historine e pas viteve ’90, kur KE terheq monitoruesit e vet nga zgjedhjet, gje qe s’ka ndodhur as ne kohen e konflikteve te armatosura Ukrahine-Rusi, Gjeorgji-Rusi, Armeni-Azerbajxhan, as ne kohen e konflikteve te armatosura etnike ne Maqedoni, si dhe as nga monitorimi i zgjedhjeve ne Bjellorusi, Moldavi apo ne ish-republikat e tjera te ish-Bashkmimit Sovjetik. KE eshte institucioni kryesor monitorues i respektimit te standarteve te demokracise, shtetit te se drejtes si dhe te drejtave te njeriut ne Europe, dhe Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale eshte institucioni kryesor per monitorimin dhe certifikimin e zgjedhjeve vendore ne Europe. Perfitoj nga rasti per t’i bere thirrje edhe OSBE-se dhe ODIHR-it qe te terheqin monitoruesit e tyre
nga farsa e 30 Qershorit. Si kolege por edhe si ish-Zevendes President i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes, falenderoj deputetet e nderuar te KE-se per vendimin e tyre absolutisht te drejte ne respektim te vlerave baze te Europes dhe KE-se per demokracine, shtetin e se drejtes si dhe te drejtave te njeriut!

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



