Hervin Çuli, nuk ka KAZINO dhe AUDIT që të shpëton…
Monika Kryemadhi, kryetare e LSI, ka hedhur akuza të rënda ndaj drejtorit të Teatrit kombëtar Hervin Çuli.
Zonja kryemadhi akuzon drejtorin e Teatrit Kombëtar se ka firmosur një procesverbal për prishjen e Teatrit dhe këtë e ka bërë nën presionin e kryeministrit Edi Rama, raporton neësbomb.al.
“Në dijeninë time, Hervin Çuli ka firmosur një procesverbal. Hervin Çuli, nëse e ke bërë këtë, nuk ka kazino dhe nuk ka Audit që të shpëtojë. Sepse nëse të kërvcënon Edi Rama me auditin e teatrit do ta paguash gjithë jetën tënde atë që ka bërë sot. E njoh Hervin Çulin e kam mik dhe më vjen kaq keq që ka rënë kaq poshtë, turp për të dhe për ata që e kanë detyruar ta bëjë këtë gjë” tha Monika Kryemadhi.
Deklarata e kryetares së LSI erdhi menjëherë pas daljes së saj nga policia ku u shoqërua për pak minuta dhe më pas u rikthye në protestë te ajo që ka mbetur nga Teatri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



