E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hidhen raketa mbi ambasaden e SHBA në Irak
Publik News

Hidhen raketa mbi ambasaden e SHBA në Irak

Tjetër sulm ndaj Shteteve të Bashkuara të Amërikës në Irak. Pas sulmit të një nate më parë një tjetër është ndërmarrë para pak çastesh.

Mësohet se 2 raketa ‘Katjusha’ janë hedhur në atë që njihet si ‘Zona e gjelbër’ në Bagdad ku kanë selitë e tyre shumë ambasada mes të cilave edhe ajo e SHBA-ve.

Lajmi është konfirmuar nga burime të sigurisë për mediat ndërkombëtare. Ëashington Post shkruan se nuk ka pasur viktima.

Menjëherë në ambasadën amerikane janë dëgjuar sirenat e alarmit. Reuters shkruan se njëra nga raketat shpërtheu 100 metra larg murit të ambasadës.

Sulmi vjen pasi Teherani hodhi një duzinë me raketa kundër dy bazave ushtarake me prezencë amerikane, por që nuk shkaktoi viktima mes tyre.

Sulmet janë hakmarrje ndaj vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.