Hidhet shorti, Champions League rezervon spektakë dhe sfida ‘ferri’
Në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicra u hodh shorti për fazën e 1/8-ave të UEFA Champions League, duke prodhuar disa përballje shumë të forta mes gjigantëve të futbollit europian.
Mes dueleve më të spikatura të kësaj faze janë përballjet mes Paris Saint-Germain dhe Chelsea, si edhe supersfida mes Real Madrid dhe Manchester City. Të dyja këto ndeshje pritet të jenë ndër më të fortat e këtij raundi.
Ndeshjet e para të fazës së 1/8-ave do të zhvillohen më 10-11 mars, ndërsa sfidat e kthimit janë planifikuar për 17-18 mars.
Shorti rezultoi relativisht i favorshëm për Barcelona, që do të përballet me Newcastle United dhe shmangu përplasjen direkte me PSG-në. Ndërkohë Liverpool do të luajë kundër Galatasaray, ndërsa Bayern Munich përballet me Atalanta.
Një tjetër përballje interesante është ajo mes Atlético Madrid dhe Tottenham Hotspur. Ndërkohë Arsenal do të ketë përballë Bayer Leverkusen.
Një duel mes dy skuadrave surprizë të këtij edicioni do të jetë ai mes Bodø/Glimt dhe Sporting CP.
Shorti përfundimtar i 1/8-ave
-
PSG – Chelsea
-
Real Madrid – Manchester City
-
Newcastle – Barcelona
-
Bodø/Glimt – Sporting Lisbonë
-
Galatasaray – Liverpool
-
Atalanta – Bayern Munich
-
Atlético Madrid – Tottenham
-
Bayer Leverkusen – Arsenal
Ndarja e mundshme në fazën pasuese
-
PSG ose Newcastle – Barcelona ose Chelsea
-
Galatasaray ose Atlético Madrid – Liverpool ose Tottenham
-
Real Madrid ose Bodø/Glimt – Sporting Lisbonë ose Manchester City
-
Atalanta ose Bayer Leverkusen – Arsenal ose Bayern Munich
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




