E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hidhet shorti i Champions League, Murinjos nuk i ndahet “shpirti” nga Reali
Lajme

Hidhet shorti i Champions League, Murinjos nuk i ndahet “shpirti” nga Reali

Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti i Ligës së Kampioneve për 16 skuadrat që do të garojnë në fazën play-off të turneut.

Një nga përballjet më të bujshme është ajo mes Benfikës dhe Real Madridit, dy skuadra që u ndeshën vetëm pak ditë më parë, ku portugezët triumfuan 4-2, me një gol spektakolar të Trubin në minutën e 98-të.

Interi rezulton ndër skuadrat më me fat në short, pasi do të përballet me norvegjezët e Bodo/Glimt, ndërsa Juventusi do të ketë një sfidë të vështirë përballë gjigantëve turq të Gallatasarait. Nga ana tjetër, PSG-ja do të masë forcat me Monakon, në një duel tërësisht francez.

Atalanta, ku aktivizohet edhe Berat Gjimshiti, do të ketë përballë Borusia Dortmundin, ndërsa përballje të tjera interesante plotësojnë këtë fazë vendimtare të turneut.

Ndeshjet e fazës play-off do të zhvillohen më 17–18 shkurt dhe 24–25 shkurt.

SHORTI I PLAY-OFF

Borusia Dortmund vs Atalanta
Olimpiakos vs Bajer Leverkusen
Gallatasaraj vs Juventus
Klub Bryzh vs Atletiko Madrid
Monako vs PSG
Karabag vs Njukasëll
Benfika vs Real Madrid
Bodo/Glimt vs Inter

bandicam-2026-01-30-12-27-36-807

SKEMA E FAZËS PASUESE

  • Borusia Dortmund ose Olimpiakos kundër Atalanta ose Bajer Leverkusen
    (fitueset do të përballen me Arsenalin dhe Bajern Mynihun)

  • Bodo/Glimt ose Benfika kundër Real Madrid ose Inter
    (fitueset do të ndeshen me Sportingun dhe Mançester Sitin)

  • Monako ose Karabag kundër PSG ose Njukasëll
    (fitueset do të kenë përballë Barcelonën dhe Çelsin)

  • Klub Bryzh ose Gallatasaraj kundër Juventus ose Atletiko Madrid
    (fitueset do të sfidojnë Liverpulin dhe Totenhemin)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.