E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Higuain: Ne nuk jemi robotë
Sport

Higuain: Ne nuk jemi robotë

Gonzalo Higuain ka kërkuar falje për kartonin e kuq që e mori mbrëmë në humbjen e Milani 0-2 ndaj Juventusit.

Nuk ishte nata më e mirë për argjentinasin, pasi njëherë iu pritë penalltia nga Wojciech Szczęsny, dhe pastaj është ndëshkuar me karton të kuq pas reagimit të tij ndaj gjyqtarit kryesor.

“Më duhet t’iu kërkojë falje bashkëlojtarëve të mi, trajnerit dhe tifozëve po ashtu edhe gjyqtarit, i cili e di se çfarë i kam thënë. Gjithashtu gjyqtarët duhet të kuptojnë emocionet tona”, ka thënë Higuain pas ndeshjes.

“Reagova në atë mënyrë, nuk është dashur ta bëj, kështu që kërkoj falje”.

“E di që nuk është një shembull i mirë për fëmijët, por ne nuk jemi robotë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.