E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Histori për film! Mjeku hedh ‘Ko’ peshkaqenin
Bota

Histori për film! Mjeku hedh ‘Ko’ peshkaqenin

Një mjek britanik i shpëtoi vdekjes nga dhëmbët e një peshkaqeni falë reagimit të tij të shpejtë që e shtyu ta godasë grabitqarin e frikshëm me grusht. 25-vjeçari Charlie Fry, ishte duke notuar në një plazh të Sidneit, kur peshkaqeni u hodh nga uji dhe e mbërtheu në shpatullën e djathtë.

Gjëja e parë që me erdhi në mendje në ato momente, rrëfen i riu nga Mbretëria e Bashkuar, ishte sërfisti Mick Fanning, që grushtoi me sa fuqi kishte një peshkaqen gjatë një gare në 2015-ten.

I gjithë incidenti i asaj kohe u transmetua live dhe bëri bujë të madhe. “Kur e pashë të dilte nga uji, rrëfen mjeku duke iu referuar episodit që mund t’i kishte kushtuar jetën, nisa menjëherë t’i them vetes: gjuaji, gjuaji me grusht në hundë ashtu siç bëri Majku.

Dhe e godita me dorën e majtë. Shenjat e dhëmbëve të peshkaqenit janë të dukshme në krahun e mjekut 25-vjeçar”.

Policia thotë se grabitqari ishte rreth 2 metra i gjatë. Plazhi Avoca beach ku ndodhi incidenti u mbyll përgjatë gjithë ditës dhe autoritetet po e mbajnë zonën në vëzhgim. Deri tani këtë vit në Australi janë regjistruar 18 sulme peshkaqenësh, njeri nga të cilët rezultoi fatal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.