E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Historia horror në Tiranë, dëshmitarët hedhin dritë mbi “benjaminin” e institucioneve që terrorizon lagjen
Lajme

Historia horror në Tiranë, dëshmitarët hedhin dritë mbi “benjaminin” e institucioneve që terrorizon lagjen

Nikolin Staka, një 56-vjeçar nga Laçi, ka rezultuar i pafat në qytetarinë e tij, që madje i mori edhe jetën.

1

Ai më kot ka tentuar të qetësojë fqinjin e tij nga dritarja e banesës në katin e dytë që mos të zihet me gra, pasi nuk ishte e hijshme. Por burri që kishte vendosur të mos tërhiqej para asgjëje, i ka kërkuar që të zbresë poshtë. Staka ashtu ka vepruar, duke menduar se do të sqaroheshin dhe të shuante sherrin që ai po bënte me një grua të panjohur për Stakën.

Por fqinji i “fortë”, sapo e ka parë që ai ka dalë në oborrin e banesës, e ka goditur brutalisht me grushte duke e lënë pa ndjenja në tokë. Dhuna e tij ka vijuar edhe pasi ai ishte i shtrirë, ndërkohë që kanë tentuar disa persona të ofrohen dhe t`i ndajnë. Por nuk ka qenë e thënë; Staka kishte marrë goditje fatale, për shkak se ai ishte i sëmurë dhe nën terapi.

Pasi është neutralizuar agresori, është lajmëruar Policia. Staka është përmendur, është ngjitur ashtu në banesë, ka mbyllur derën dhe ka dhënë jetë i vetëm me plagët e tij të shumta. Policia ka shkuar më vonë në vendin e ngjarjes, po meqë nuk e kanë parë të dëmtuarin, kanë ikur pa u shqetësuar. Ditën e djeshme ka shkuar orëve të para të mëngjesit infermierja për të parë ecurinë e shëndetit të pacientit të saj, i cili jetonte i vetëm në Shqipëri, pasi familjen e kishte në Belgjikë.

Nuk ka mundur ta hapë derën. Atëherë ka telefonuar bashkëshortin, i cili ka hyrë nga dritarja e banesës.

Kur është përballur me trupin e pajetë, ka lajmëruar Policinë, e cila e vuri në pranga të fortin e lagjes, i cili jo vetëm ishte denoncuar me dhjetëra herë, por madje ishte edhe në procese gjyqësore për zaptim me forcë të pronës. Detajet tronditëse janë dhënë ditën e djeshme nga personat që kanë konflikte me autorin e vrasjes, ndërkohë që Policia e Tiranës u mjaftua vetëm me një njoftim prej 2 rreshtash, duke e lënë ngjarjen për motive banale.

PAS NGJARJES

Policia e referoi ngjarjen për të cilën ishte njoftuar një ditë më parë si sherr për motive banale dhe se personi i arrestuar, Alban Meneri, ishte arrestuar për ushtrim dhune. Policia njoftoi se ai kishte goditur me grusht në qafë një shtetas, i cili më pas kishte humbur jetën në banesë.

Por detajet e mëvonshme të dhëna jo nga Policia, por nga banorët e lagjes në afërsi të “21 Dhjetorit”, hedhin dritë mbi një jetë me sherre për personin që i mori jetën Stakës.

Ata kanë dëshmuar edhe në Polici momentin e dhunimit të viktimës, por edhe kalvarin e përplasjeve të vazhdueshme me autorin, i cili nuk prekej asnjëherë nga Policia, prokuroria dhe asnjë institucion tjetër.

Pronarja e shtëpisë në të cilën kishte banuar muajin e fundit viktima, ka treguar se si ai mbrohet nga institucionet e shtetit, ndërkohë që për zaptimin e tij me forcë të pronave të të tjerëve janë vënë në dijeni disa institucione, përfshirë edhe Kryeministrinë.

Dëshmia e gruas që i dha shtëpinë me qira Nikolin Stakës

Pronarja e banesës, në një intervistë për gazetarin “News 24”, tregoi se 51-vjeçari Alban Meneri ishte një person problematik në zonë dhe thuajse konfliktohej herë pas herë me banorët, kjo për hapësirën që ai pretendonte se e zotëronte me certifikatë, por që sipas pronares, ishte e jashtëligjshme.

Ajo ka treguar dhe momente nga ngjarja e rëndë, duke u shpreh se autori vazhdonte ta godiste viktimën me grushte, edhe pasi ky i fundit ishte i shtrirë në tokë.

“Nuk është hera e parë që kemi konflikt me këtë person. Jo vetëm ne, por edhe banorët e pallatit. Para 20 viteve në kemi konflikt personalisht me personin në lidhje me një pronë.

Në ’93-shin kemi hapur një vendim gjykate për çeljen e një parkingu dhe kemi marr një vendim gjykate për ushtrim aktiviteti. Pas 30 vitesh veprim aktiviteti, në 2015-ën ndodhemi para një vendimi gjyqësor të kësaj prone që është këtu dhe vendimi gjyqësor ekzekutohet nga prona një, jo në pronën dy, dhe përmbaruesi e ekzekuton te godina jonë. Kjo është një çështje e transmetuar edhe TV.

Por e gjithë ngjarja ka ardhur, sepse ky person është mbështetur nga institucione të ndryshme. Dhe ngjarja me rëndësi ka ardhur nga pjesa e certifikatës së pronësisë, vendimin e gjykatës e ka përdorur dhe ka nxjerrë një certifikatë pronësie te një pjerrësi këtu.

Tani të vijmë te ngjarja aktuale, personi vjen dhe i kërkon zonjës që ka dyqanin aty të largojë makinë. Ai debaton me zonjën dhe komshiu që kishte 3-4 javë që kishte ardhur, del në dritare dhe i thotë: Mos debato me zonjat. Ky i thotë zbrit poshtë dhe sqarohu me mua. Ai zbret dhe mendoi që ishte sqarim.

Ka përfunduar në grushte dhe arsyeja që jam e shqetësuar, mënyra se si e ka goditur, i rënë personi në tokë ai vazhdonte ta gjuante akoma. Të nesërmen personi vjen, shoqëruesja që interesohej për këtë vjen dhe i thotë burrit, nuk po hapet dera. Burri hyn nga dritarja, hap derën dhe e shikon që ishte pa ndjenja, e shikojmë, e kthen nga ana tjetër dhe shikon që ishte i nxirë nga hematomat që kishte marrë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.