Hita viziton policin e plagosur në Maliq: Nuk tërhiqemi përballë krimit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, vizitoi në Spitalin e Traumës punonjësin Edison Adri, i cili u plagos gjatë një operacioni të rrezikshëm në Maliq ku humbi jetën polici Enea Mekolli.
Gjatë vizitës, Hita i shprehu mirënjohje të thellë efektivit për guximin e treguar dhe i uroi shërim të shpejtë, duke i garantuar mbështetje të palëkundur atij dhe familjes së dëshmorit.
Drejtori i Përgjithshëm siguroi qytetarët se Policia e Shtetit nuk do të tërhiqet asnjë hap përballë krimit dhe do të vazhdojë me vendosmëri luftën për garantimin e sigurisë.
Nga ana tjetër, polici i plagosur falënderoi kreun e policisë dhe stafin mjekësor, ndërsa drejtoresha e spitalit, Edlira Bode, konfirmoi se gjendja e tij është më mirë dhe po merr kujdesin maksimal deri në rikuperimin e plotë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



