E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Hitler i shekullit”, Erdogan urdhër-arresti për basketbollistin e NBA-së
Bota

“Hitler i shekullit”, Erdogan urdhër-arresti për basketbollistin e NBA-së

Një prokuror turk lëshoi masën e arrestit për yllin e NBA, Enes Kanter , një basketbollist me origjinë turke i cili akuzohet se ka fyer presidentit  turk Tayyip Erdogan, raporton agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu. Ai rrezikon të dënohet me 4 vite dënim.

Turqia ia revokoi basketbollistit pasaportën dhe lëshoi një urdhër arresti, duke e quajtur “person të arratisur nga drejtësia” për mbështetjen e tij ndaj klerikut mysliman Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për grushtin e dështuar të shtetit në korrik 2016.

Pas këtij njoftimi, Kanter u përgjigj me fjalët: “Unë kam thënë më pak se sa e meriton ai njeri pa nder. Shto edhe 4 vjet për mua, mjeshtër”! ” u tha ai 526,000 ndjekësve në Twitter.

Kanter sulmoi Erdogan në një konferencë shtypi pas ndalimit të tij, duke e quajtur atë “Hitler i shekullit tonë.”

Vitin e kaluar, media turke botoi një letër të shkruar dore të nënshkruar nga babai Kanter-së, Mehmet mohojnë të birin pasi ai akuzohet se ka qenë i “përfshirë” në lëvizjen Gulen.(M.Q/Faxweb)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.