E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hohmann: Nuk është bërë progres për lirinë e medias
Publik News

Hohmann: Nuk është bërë progres për lirinë e medias

Ambasadorja e Bashkimit Europian, Christine Hohmann, deklaroi se Shqipëria duhet të dyfishojë përpjekjet për të avancuar me reformat kyçe.

Në nisje të Shkollës së Integrimit Europian,  ambasadorja deklaroi se nuk është bërë aspak progres sa i përket lirisë së medias. 

Bashkimi Europian kërkon përpjekje më të mëdha nga Shqipëria në reformat  kyçe,  kryesisht në ato fusha ku është bërë pak progres. Disa javë pas publikimit te  progres-raportit të Komisionit Europian, ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Christine Hohmann ngriti shqetësimin për lirinë e medias, duke thënë se nuk është bërë asnjë përparim në këtë  sektor.

Hohmann tha: “Ka dhe fusha ku ka pasur pak ecuri ose aspak, që është liria e fjalës. Pritet mbrojtje më e mirë e gazetarëve, të fuqizohet pavarësia e transmetuesit publik si dhe qëndrueshmëria financiare në sektor. Nuk ka hapësirë këtu për interpretim pasi hapësirat janë bërë të qarta. Por në këtë fazë që ne jemi, BE pret që Shqipëria të ridyfishojë përpjekjet e veta për të trajtuar këto reforma kyçe, por edhe që të sjellë në tryezë të gjithë aktorët e rëndësishëm, edhe nga shoqëria civile.”

Deklaratat e shefes së Delegacionit të BE-së në Shqipëri u bënë në nisje të edicionit të 7 të Shkollës së Integrimit Europian.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.