E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Holandë, merren peng disa persona
Lajme

Holandë, merren peng disa persona

Terror në Holandë, merren peng disa persona

“Disa persona në qytetin holandez Ede janë marrë peng mëngjesin e së shtunës, përderisa autoritetet kanë evakuuar banorët në zonën përreth”, tha policia.

Situata e pengmarrjes po vazhdon, teksa policia tha se janë liruar tre persona.

Është e paqartë se sa persona të tjerë janë ende duke u mbajtur peng.

Policia tha se nuk ka tregues se ky incident ka motive terroriste.

Disa njësi të policisë speciale janë dislokuar në vendngjarje, përkatësisht në një ndërtesë në qendër të qytetit, tha policia përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale. Autoritetet e sigurisë shtuan se 150 shtëpi janë evakuuar dhe policia u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg zonës.

Pengjet po mbahen në klubin e natës, Petticoat, nga një person që ka armë dhe eksplozivë, raportoi gazeta kombëtare “Telegraaf”, duke cituar disa burime anonime të sigurisë.

Ndërkaq, transmetuesi “NOS”, tha se një robot që kontrollohet me telekomandë është dislokuar në vendngjarje si dhe njësitë kundër eksplozivëve.

Në qytetin Ede, për shkak të kësaj ngjarjeje, është anuluar transporti hekurudhor, tha operatori kombëtar i trenave, “NS”./REL 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.