Holandezët derdhen rrugëve të Amsterdamit, policia u sul qentë dhe përdor shkopinj gome për t’i shpërndarë
Mijëra qytetarë u derdhën rrugëve të Amsterdamit me thirrjen “nuk bëhet fjalë për virus, por për kontroll”, duke dalë kundër masave anti-covid të ndërmarrë nga qeveria holandeze.
Gjatë protestës situata precipitoi duke u kthyer në një arenë përleshjeje mes policisë dhe protestuesve.
Në reagimin e saj policia përdori edhe shkopinj gome për të shpërndarë turmën si dhe lëshoi qentë për të kafshuar demonstruesit.


Qeni kafshon një protestues dhe më pas i sulet një tjetri të shtrirë përtokë të cilin policia e godet me shkop gome.

Situata kaotike erdhi si pasojë e heqjes dorë nga autoritetet lokale mbi kontrollin e protestës duke lëshuar policinë mbi protestuesit.
Madje ishte lëshuar edhe një urdhër për shpërndarjen e turmës por kjo gjë nuk u pranua nga protestuesit ndaj të cilëve policia përdori mjete të ndryshme për t’i detyruar të largohen.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



