Homazhe për shkrimtarin Bardhyl Londo, Meta: Një intelektual i përmasave të larta, ka lënë pas një trashëgimi frymëzuese
Presidenti i Republikës Ilir Meta i është bashkuar homazheve të zhvilluar në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, për shkrimtarin Bardhyl London.
Meta u shpreh se Londo ishte një intelektual i përmasave të larta, ndërsa shtoi se ka lënë pas një trashëgimi frymëzuese për të gjithë dhe sidomos për të rinjtë.
“Ishte detyrim për ti dhënë lamtumirën e fundit sot një intelektuali dhe patrioti si Bardhyl Londo. Jam i sigurt që një poet i këtyre përmasave, ka lënë një trashëgimi frymëzuese, për të gjithë dhe sidomos për të rinjtë. Ai gjithmonë ka qenë mbi politikën dhe ka qenë gjithmonë një intelektual i moderuar për të bashkuar dhe për të nxitur dialogun.”, tha presidenti.
Gjithashtu miq dhe të afërm të tij janë shprehur të keqardhur për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Bardhyl Londo.
“I shkroi të gjitha gjërat që donte pengu i moskuptimit është përmbushur sepse ai ka qenë një poet i dashur dhe i kuptueshëm për të gjithë. Mallin e madh që ai pati për mungesat që ai ndjente i shprehu të gjitha. Ai kuptoi ndër të parët që emigrimi ishte një ndër plagët më të madhe…”, u shpreh një prej miqve të shkrimtarit.
“E duartrokitëm pak kohë më parë për çmimin si ‘poeti më i mirë i vitit”, Margariti për Bardhyl London: S’e prisnim lamtumirën!

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti iu është bashkuar sot homazheve në nder të shkrimtarit të njohur, Bardhyl Londo.
Gjatë fjalës së saj Margarti tha se nuk e prisnin këtë lamtumirë dhe se pak kohë më parë ai ishte nderuar me çmimin ‘poeti më i mirë i vitit’.
“Pak kohë më parë e kujtuam Bardhylin, e duartrokitëm me çmimin si poeti më i mirë i vitit. Se patëm aty mes nesh, pasi e dinim se nuk ishte mirë. Por nuk e dinim se nuk do të ishte më. Është një poet që ka lënë përjetësi me veprën e tij. Ka qenë një politikan që ka sjellë një model qytetari. Ngushëllime për familjen. Kolegia ime, ministrja e Shëndetësisë, më kishte thënë se gjendja e tij ishte përkeqësuar. Por nuk e mendonim.”, tha ajo.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



