E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Home Office : Shqiptarët nuk duan të vijnë në Shqipëri,  presin me gërshërë byzylykët e sigurisë
Lajme

Home Office : Shqiptarët nuk duan të vijnë në Shqipëri, presin me gërshërë byzylykët e sigurisë

Numri i shqiptarëve që thyejnë lirinë me kusht në Britaninë e Madhe është në rritje.

Sipas të dhënave nga Home Office,12,842 shqiptarë që janë në pritje të shqyrtimit të azilit kanë thyer byzylykët e sigurisë në 15 muajt e fundit.

Për periudhën 1 Janar 2022 deri në 1 Prill 2023 numri total i azilantëve nga të gjitha nacionalitetet, të cilët thyen lirinë me kusht ishte 44,957. Po për të njëjtën periudhë kohore, shqiptarët të cilët nuk iu përmbajtën lirisë me kusht njohur si “immigration bail” ishte 12,842.

Autoritetet thonë se nëse personat nuk zbatojnë kushtet e lirisë me kusht, kushtet do shtohen, do ketë vizita në banesa dhe do ndalohet marrja e garancisë financiare.

Arsyeja që shqiptarët thyejnë lirinë me kusht ka të bëjë me frikën e riatdhesimit me “charter” në Shqipëri. Shumë prej tyre publikojnë video në rrjetet sociale ku tregojnë se sj presin me gërshërë pajisjen e monitorimit e cila vendoset në kyçin e këmbës.

Por ky byzylyk është vetëm një prej disa lirive me kusht dhënë nga gjykatat e emigracionit për azil-kërkuesit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.