Horror në Tiranë, i dehuri i vë flakën vetes me benzinë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një banesë në Tiranë, ku një 53-vjeçar dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëdjegur me benzinë.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi me inicialet F. P., 53 vjeç, dyshohet se në gjendje të dehur ka tentuar të vetëdigjet brenda banesës së tij.
Pas ngjarjes, ai është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Burime bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore po monitorohet nga afër nga stafi mjekësor.
Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar dinamikën e saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



