E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të shtëna me armë në Tiranë, plagoset efektivi i policisë (Emri)
Lajme

Të shtëna me armë në Tiranë, plagoset efektivi i policisë (Emri)

Një ngjarje e rëndë e ndodhur gjatë natës në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur një punonjës policie. Burime bëjnë me dije se i lënduari është efektivi Anxhelo Kumaraku, i cili shërben si agjent pranë Komisariatit nr. 4.

Sipas informacioneve paraprake, ai është qëlluar me armë zjarri në këmbë, ndërsa ndodhej pranë banesës së tij. Në momentin e incidentit, polici ishte i shoqëruar nga një fqinj i tij, i cili rezulton të jetë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për armëmbajtje pa leje.

Hetimet paraprake sugjerojnë se shënjestra e atentatit mund të ketë qenë pikërisht ky person, dhe jo efektivi i policisë. Dyshimet lidhen me konflikte të mundshme në ambientet e trafikut të lëndëve narkotike, ku prishja e marrëveshjeve mes palëve mund të ketë çuar në përshkallëzim të situatës.

Një element që ngre pikëpyetje për hetuesit është fakti se si personi në “arrest shtëpie” kishte dalë nga banesa në kundërshtim me vendimin e gjykatës, si dhe pse kjo shkelje nuk ishte raportuar nga efektivi që ndodhej në shoqërinë e tij në ato momente.

Ndërkohë, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtim mjekësor, ndërsa autoritetet vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.