E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hua 10 mijë euro nga kunati, kërkohet shkarkimi i gjyqtarit Asrtit Faqolli që kaloi Vetingun
Lajme

Hua 10 mijë euro nga kunati, kërkohet shkarkimi i gjyqtarit Asrtit Faqolli që kaloi Vetingun

Vetingu për gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Astrit Faqollin, i cili kaloi me sukses kontrollin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nisi sërish në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Gjatë ditës së djeshme u zhvillua seanca e parë për shqyrtimin e ankimit të Komisionerit Publik, në lidhje me konfirmimin e gjyqtarit Faqolli. Ndërkohë që komisioneri Florian Ballhysa, në fund të parashtrimeve të tij kërkoi shkarkimin nga detyra të Faqollit, ky i fundit argumentoi se vendimi i KPK-së ishte korrekt dhe duhet të lihej në fuqi, ndërsa dorëzoi disa prova të reja.

Sipas KP-së, në vendimin e konfirmimit Komisioni është mbështetur në arsyetime dhe qëndrime jo të sakta, lidhur me kuptimin dhe zbatimin e ligjit. Ankimimi i Komisionerit ka të bëjë vetëm me kriterin e pasurisë, për të cilin pretendon se nuk ka arritur nivelin e besueshëm. Së pari, sipas KP-së Faqolli nuk arrin të mbulojë me të ardhura të ligjshme blerjen e një apartamenti në Tiranë, si dhe nuk justifikon burimet e deklaruara.

Si burim të krijimit ka deklaruar një shumë të marrë hua nga kunati, në vlerën e 10 mijë eurove dhe sipas KPsë, kunati nuk ka pasur të ardhura. Gjithashtu, Ballhysa thotë se gjyqtari nuk arrin të mbulojë me të ardhura të ligjshme kursimet e deklaruara. Referuar vendimit të Komisionit, gjyqtari ka deklaruar se kursimi prej 5.000.000 lekësh ka burim kryesor të ardhurat nga aktiviteti privat i bashkëshortes.

Edhe për kursimet e deklaruara në vitet 2004-2005, gjyqtari nuk arrin t’i justifikojë. Me probleme, sipas Komisionerit, rezulton edhe shitja e një makine të deklaruar si burim për këtë pasuri. Në fund, komisioneri Ballhysa u shpreh se Faqolli nuk mbulon me të ardhura të ligjshme blerjen e apartamentit për një shumë totale prej rreth 2.4 milionë lekësh. Së dyti, probleme sipas Ballhysës, janë konstatuar edhe në pasurinë shtëpi 3-katëshe në Librazhd.

Komisioneri tha se gjyqtari ka bërë deklarim të pamjaftueshëm. Po ashtu, të dyja burimet e deklaruara për krijimin e të ardhurave në vlerën prej 2.983,619 lekësh, që kanë shërbyer për fitimin e pronësisë së pasurisë së paluajtshme, nuk mbulohen me të ardhura të ligjshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.