Humb jetën edhe njē tjetër nga aksidenti tragjik në Dibër
Nga aksidenti i regjistruar mbrëmjen e 2 dhjetorit, humbi jetën shtetasi Mirjan Basha, 34 vjeç, ndërsa këtë të martë ka ndërruar jetë edhe shtetasi Ilir Mena, 23 vjeç.
I riu u dërgua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por nuk ka arritur të mbijetojë.
Nga aksidenti, kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve në gjendje më të rënduar shëndetësore, ndërsa shoferi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ndodhi kur mjeti ku ndodheshin katër të rinjtë, doli jashtë rruge duke u rrokullisur disa metra dhe për pasojë, gjeti vdekjen e menjëhershme 34 vjeçari Mirjan Basha, banues në fshatin Arras të rrethit të Dibrës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



