E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Humb jetën gazetari rus që kritikonte Vladimir Putin, shkaku i vdekjes mister
Lajme

Humb jetën gazetari rus që kritikonte Vladimir Putin, shkaku i vdekjes mister

Gazetari rus Andrey Babitsky, i cilësuar si një ndër kritikët më të mëdhenj të Vladimir Putin, ka vdekur në moshën 57-vjeçare, raportojnë mediat ruse.

Babitsky u cilësua si tradhtar për raportimin e tij për luftën e Rusisë në Çeçeni nga pala rebele për Radio Liberty dhe në një fazë u mbajt në robëri nga trupat ruse. Por tetë vjet më parë ai u shkarkua nga Liberty pasi shprehu mbështetjen për aneksimin e Krimesë nga Rusia.

Ai u transferua në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetskut në Ukrainën lindore dhe në vitin 2015 ndihmoi në hapjen e një stacioni televiziv në zonën e kontrolluar nga rebelët.

Babitsky u gjet i vdekur në banesën e tij në Donetsk, ndërsa shkaku mbetet ende mister. Ndërkohë, raportohet  se ai nuk vuante nga ndonjë sëmundje që mund ti ketë marrë jetën.

Më herët janë raportuar të zhdukur dhe disa personalitete të tjera ruse që njiheshin si kundërshtarë dhe kritikë të Putinit në Rusi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.