E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Humb jetën në punë 34-vjeçari nga  vinçi
Lajme

Humb jetën në punë 34-vjeçari nga vinçi

Një 34-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë dy ditë më parë (11 korrik) në spitalin e Traumës. Ai është dërguar në spital në gjendje të rëndë më datë 8 korrik, pas një aksidenti që ka pësuar në punë në Bulevardin Gjergj Fishta.

Viktima  është Elsuels Mema, 34 vjeç, nga Tirana, baba i një fëmije të mitur. Ai punonte për kompaninë “Univers Reklama” dhe ditën e aksidentit ka qenë duke punuar për zhvendosjen e një kioske. Vetë kompania përmes një statusi në facebook shkruan: Po e nisim këtë ditë me hidhërim të thellë të ndarjes nga jeta të një punonjësi të jashtëzakonshem, i cili ka dhene nje kontribut te pamase ne punën e tij me Univers Reklama”.

Opinion.al u interesua pranë Policisë së Tiranës për të mësuar më shumë për këtë ngjarje, e cila ka ndodhur para disa ditësh por nuk ishte raportuar në media. Policia e Tiranës përmes zëdhënëses tha se “ngjarja është referuar në prokurori si vdekje aksidentale nga pakujdesia”. Pra sipas policisë vdekja ka ardhur nga pakujdesia e të ndjerit por nuk sqarohen me tej rrethanat e aksidentit.

Në komunikatë çuditërisht shkruhet se po punonte me vinç dhe u rrëzua nga pema…

“Shtetasi E.M, vjeç 34, banues në Tiranë, punonjës në një kompani private, gjatë punës në bulevardin “Gjergj Fishta”, duke lëvizur me vinç një kioskë, është rrëzuar nga një pemë dhe ka rënë në trotuar. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, për ngjarje aksidentale”, shkruhet në komunikatën e policisë.

Sakaq burimet thonë se Elsuelsi nuk ka rënë nga pema, por i ka rënë ganxha e vinçit mbi kokë. Dhe për këtë ngjarje të rëndë nuk po ndiqet penalisht askush, pasi policia thotë se është pakujdesi e të ndjerit, ndërsa nuk dihet se sa janë zbatuar rregullat e sigurisë në punë. Mbetet po ashtu e paqartë deri tani se kush e kishte kontraktuar “Univers Reklama” për zhvendosjen e kioskave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.