E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Humb kontrollin e makinës, aksidentohet kryebashkiaku i Këlcyrës
Lajme

Humb kontrollin e makinës, aksidentohet kryebashkiaku i Këlcyrës

GJIROKASTER – Kryebashkiaku i Këlcyrës, Klement Ndoni, është aksidentuar gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të së premtes mbrëma, shumë pranë grykës së Këlcyrës.

Ndoni ka humbur kontrollin e automjetit të tij ku ndodheshin edhe dy persona ë tjerë duke u përplasur me bordurën anësore dhe më pas ka dalë nga rruga.

Mësohet se personat kanë dëmtime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ata janë dërguar gjatë natës për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal ‘Omer Nishani’ të Gjirokastrës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.