E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Humbin jetën në aksident prindërit e trajnerit të kombëtares U-21, Alban Bushi
Lajme

Humbin jetën në aksident prindërit e trajnerit të kombëtares U-21, Alban Bushi

Kanë humbur jetën në një aksident tragjik prindërit e trajnerit të Kombëtares “U-21″, Alban Bushi.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Egnatia”, në aksin Veria – Selanik, pranë Kouloura Imathias.

Furgoni me targa P”MX-8942” i drejtuar nga 47-vjecari grek Marios Simitliotis është përplasur me automjetin tip “Mercedes-Benz” me targa shqiptare “AB 454 GF” që drejtohej nga 75-vjecari shqiptar Ali Bushi.P

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën 75-vjecari Ali Bushi dhe pasagjerja 71-vjecare Bukurije Bushi. I plagosur lehtë ka mbetur edhe shtetasi grek, i cili është arrestuar nga policia.

Ali dhe Bukurije Bushi janë prindërit e trajnerit të kombëtares “U-21” dhe ish-futbollistit Alban Bushi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.