Humor parlamentar | Rama ironizon Nard Ndokën, përgjigja e deputetit …..
Replika të shumta në Kuvend. Që në mëngjes Edi Rama është hedhur në sulm që të përgënjeshtrojë lidhjet e tij me krimin dhe të hedhë poshtë takimet e tij dhe të ministrave të tij me të arrestuarin e 3 ditëve më parë Durim Keçi, Shijaku, i dënuar në Itali për një sërë akuzash të rënda.
Në replikat e tij, Rama ironizoi deklarata e kreut të opozitës, Lulzim Basha duke tentuar që të ironizojë me Nard Ndokën.
Ja çfarë tha Rama për Nard Ndokën:
Peshkatari është peshku më i madh. Këto janë çështje që unë ftoj deputetin Ndoka t’i zgjidhë në gjyq për të drejtën e autorit. Sa për përgjegjësinë, ai bëri shumë herë pyetjen: Çfarë përgjegjësie mund të mbaj unë?! Në fakt, çfarë përgjegjësie mund të mbajë kryetari i PD që shkon nga humbja në humbje? Se Saliu përgjegjësinë e mban, kurse ky pyet çfarë përgjegjësie të mbaj unë?!
Përgjigja e Nard Ndokës:
“Sapo ma konfirmuan me sms nga një mjek, se unë nuk i besoj 100 për qind doktor Berishës. Kryeministri është nën efektin e kokainës. Jo vetëm kruhet, por edhe nxihet. jepini ujë se është e këshillueshme. Merrni shishet e ministrave dhe pini ju, por të atyre që nuk janë përdorues kokaine. Pini ujë dhe ulni masën e kokainës në trup”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


