E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hysaj në mesin e 10 futbollistëve më të vlefshëm në botë në rolin e tij
Sport

Hysaj në mesin e 10 futbollistëve më të vlefshëm në botë në rolin e tij

Çdo muaj, observatori i futbollit “Cies” azhornon vlerën e transferimeve të lojtarëve që bëjnë pjesë në 5 kampionatet më të rëndësishme të Europës, bazuar në algoritmin e tyre ekskluziv, duke prezantuar top listën e 10-shes më të kushtueshme për çdo repart.

Ajo që bie në sy në këtë klasifikim të ri është pikërisht renditja e Elsejd Hysajt, me shkrodranin e kombëtares tonë të futbollit që aktualisht pozicionohet i 7-i për mbrojtësit e krahut të djathtë, ndërsa kartoni i tij vlerësohet me 51 milionë e 300 mijë euro, duke lënë pas Hector Bellerin të Arsenalit, Lucas Hernandez të Ateltico Madrid dhe Alvaro Odriozoaln e Real Madrid.

Në këtë mënyrë, legjionari shkodran vlerësohet si një ndër futbollistët më të kushtueshëm në organikën e Panuccit.

Hysaj prej tre vitesh ka pasur një ecuri shumë pozitive me Napolin në Serinë A italiane ndërkohë që këtë sezon numëron 11 prezenca në të gjitha kompeticionet. Për shërbimet e tij nuk ka munguar interesimi klubeve të mëdha si United apo Chelsea në Premier League.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.